Instikti i mbijetesës! Shikoni si kërkojnë ndihmë këta qenë pasi kafazin e kishte përmbytur uragani
Një vullnetar hero ka shpëtuar gjashtë qenë të braktisur në një kafaz të mbyllur në Karolinën e Veriut, ku ata u mbytën pothuajse në ujërat e përmbytjeve që po rriteshin me shpejtësi nga Uraganin i Firencës.
Kjo video e shpëtimit është bërë virale, e cila tregon qentë që lehin duke kërkuar ndihmë nga ndokush për t’i shpëtuar nga kafazi i cili ishte mbushur me ujë.
Qentë u shpëtuan nga një pronë në Leland, Karolinë e Veriut, pasi pronarët e tyre i lanë ata dhe vet u larguan për të shpëtuar nga Uragani Firence, pa menduar se si kafshët do të mbijetonin nga stuhia e dhunshme.
Videoja tregon se si ata me të hapur derën, fillojnë të largohen përmes ujit për të shkuar në një vend më të sigurt./Indeksonline/