Ndërron jetë personi që ishte kapluar nga flakët ditë më parë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndërruar jetë një person nga Prishtina që ditë më parë ishte kapluar nga flakët.
Sipas njoftimit të tyre, më 11 shtator, viktima i gjinisë mashkullore gjersa ishte duke punuar në makinën e tij, e cila shërben për riciklim, është përfshirë nga flakët,me ç’rast viktima është kaluar nga flakët.
I njëjti ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK, mirëpo nuk i ka mbijetuar plakave të marra.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Indeksonline/