Njerëzit me kolesterol të lartë jetojnë më gjatë?
Shtatëmbëdhjetë kardiologë kryesorë të botës pohojnë se nivelet e larta të kolesterolit nuk shkaktojnë sëmundje të zemrës.
Ata paralajmërojnë se statinat, ilaçet që ulin kolesterolin, nuk ofrojnë asnjë mbrojtje. Studimi i ri shtoi edhe diskutime rreth statineve dhe kardiologët nuk pajtohen në asnjë mënyrë nëse ka përfitime prej tyre, transmeton KosovaPress.
Ky studim i ri, bazuar në analizën e të dhënave prej 1.3 milion pacientëve, sugjeron që mbidozimi i statinës si forma kryesore e trajtimit të sëmundjeve të zemrës ka një efekt të dyfishtë.
Ekipi i këtyre mjekëve ka gjetur se nivelet e kolesterolit të keq LDL-C nuk janë të lidhur me sëmundjet e zemrës.
Studimi nuk gjeti lidhje midis aterosklerozës dhe niveleve të larta të kolesterolit të keq, pavarësisht nga literatura të shumta mjekësore që pretendojnë se depozitat e yndyrës në muret qelizore të venave që bllokojnë arteriet janë për shkak të kolesterolit.
Është e habitshme dhe doli se pacientët me sulme në zemër kanë kolesterol “të keq” më të ulët se normale. Profesori Sheriff Sultan, një nga autorët, tha se zbulimi më i rëndësishëm është se njerëzit me kolesterol të lartë “të keq” jetojnë më gjatë.