75 Mall Live Search
18:03 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Beqiri pas mbledhjes: Thaçi le të fotografohet në Bruksel, por jo për “korrigjim kufijsh”

Pas përfundimit të mbledhjes së LDK-së, për media ka folur Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri.

Ai e ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e partisë së tyre sa i përket çështjes më të përfolur në vend “korrigjimit të kufijve” apo shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Beqirit, LDK nuk do të lejojë assesi që Presidenti, Hashim Thaçi  të negociojë për territorin e vendit tonë, shkruan Indeksonline.

“Z, Thaçi mund të shkojë lirisht në Bruksel nuk ia ndalon askush, ai mundet të fotografohet në Bruksel, por marrëveshja që duhet arritur me Serbinë duhet që të miratohet në Kuvend dhe  atij nuk i lejohet që të bëj pazare siç edhe po përmend idenë për korrigjimin e kufijve pasi që këtë LDK nuk do ta lejojë dhe do të tentojmë përsëri me rezoluta të cilën edhe e kemi iniciuar për votim në Kuvend”, ka thënë Beqiri.

Më tutje, ai ka folur edhe rreth çështjes së protestave, ku Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një gjë të tillë kundër Thaçit. Beqiri thotë se nuk është koha e duhur njëherë që të bashkangjitemi në kësi lloj evente.

“Në rast se do të jetë nevoja atëherë LDK do të jetë ajo vet që do të organizojë protesta në të mirë të vendit.  Njëherë do të shkojmë në kundërshtim të Presidentit me rezolutën që e kemi për mbrojtje të territorit e cila duhet të votohet e më tutje se çfarë do të ndodhë e shohim pastaj”, ka thënë më tutje deputeti i LDK-së.

Në fund, deputeti i LDK-së ka shtuar se për çdo hapa të mëtutjeshëm të partisë së Mustafes opinioni do të njoftohet më kohë./Indeksonline/

Isa Mustafa mbledh kryetarët e degëve të LDK-së