75 Mall Live Search
15:19 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Zekën për shkak të rrezikut se mund të ikë

Prokurori Rexhep Maqedonci, e ka arsyetuar kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milazim Zeka lidhur me deklaratën që ky i fundit e dha më 24 shtator duke thënë se do të ndjek prokurorin Afrim Shefkiu me gjyqe, kanun por edhe privatisht.

“Unë do ta ndjek këtë prokurorin tem me gjyqe, me kanun dhe privatisht’, dhe kështu tek i dëmtuari Afrim Shefkiu ka shkaktuar ndjenjën e frikës”, thuhet në kërkesën për paraburgim të Zekës.

Prokurori i rastit, Maqedonci masën e paraburgimit e ka arsyetuar me rrezikun e ikjes së Zekës pasi që procesi gjyqësor ndaj tij do të filloj më datë 2 tetor të këtij viti, shkruan Indeksonline.

Po ashtu,  ai ka përmendur edhe rrezikun e ndikimit të Zekës si deputet në Kuvendin e Kosovës tek prokurori Shefkiu.

Prokurori Maqedonci në kërkesën e tij ka përmendur edhe rrezikun e përsëritjes së veprës së ngjashme nga Zeka nëse gjendet në liri. /Indeksonline/

 

Temat: