75 Mall Live Search
23:37 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rrëfehet ish- ushtari i UÇK-së: Emri im në listat e turpit, unë dhe të tjerët e thyem kufirin

Nexhmedin Shkodra, baba i dy fëmijëve nga Velekinca e Gjilanit i përket Grupit të Lucernit, që erdhi gjatë luftës për t’i dalë zotë vendit.

Ish- luftëtari i Zonës Operative të Dukagjinit “Brigada 138”, me anë të një shkrimi rrëfen momente më të rënda që përjetoi gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ishte zhgënjyese kur emrin e tij e pa që po figuronte në listat e veteranëve mashtrues.

“I thash vetës, jam në ëndërr, a në zhgëndër. Më nxorën emrin në listat e mashtruesve”, vlerëson të ketë thënë ai me të parë emrin në listat e publikuara javë më parë.

Ai së bashku me disa bashkë luftëtarë të tjerë tërhoqën trupin e pajetë të Agim Ramadanit, komandant Katanës.

Shkodra rrëfen për luftën në Pashtrik, duke përmendur emrat e komandantëve dhe bashkëluftëtarëve, të pëcjellur me imazhe të ndryshme.

Rrëfimi i Nexhmedinit, i njohur si Xhushi, është histori në vete.

“Unë vetë i 16-ti, si pjesëtar i Grupit të Lucernit, e lashë Zvicren, erdha në luftë. Luftova aq sa munda. I dola zot Kosovës.  E emri im, në listat e turpit! Këtë nuk e kam merituar, por nejse, kjo le të mbetet në ndërgjegjën e atyre që i sajuan listat”, ka thënë ai.

Me shumë emocione, ai tregon se me armikun ka luftuar ballë për ballë.

“Unë dhe të tjerët e thyem kufirin. Ky është realiteti, i pëlqeu dikujt apo jo… Me forcat e armikut kemi luftuar ballë për ballë. Jam njëri nga ata që e kam bartur trupin e pajetë të Agim Ramadanit, komandant Katanës. Komandant kishim Rrustem Berishën”, vlerëson ai.

Ai kujton edhe kohën kur u vra komandant Katana, Agim Ramadani.

“E vranë shkijet…. Si sot më kujtohet nga radiolidhjet ku përmendej emri i komandant Katanës, më 11 prill 1999, te Rrasa e Koshares. Trupin e tij e kam tërhequr së bashku me bashkëvendasit e mi Blerim Jakupim e Ilir Sejdiun, Driton Dakajn nga Istogu e të tjerët.”, ka shtuar ai tutje.

Si bashkëluftëtarë tjerë ai përmend emrat e Grupit të Lucernit, Shaban Sylën nga fshati Beçuk i Vushtrrisë, Besim Rexhepim nga fshati Livoç i Gjilanit.

Shkodra, poashtu kujton që shumë mërgimtarë dhanë nga pasuria e tyre për të ndihmuar “Trepërqindëshin”, për të shkuar pastaj në luftë.

Naim Muhaxheri nga Kaçaniku e zë në gojë luftëtarin e UÇK-së, Besim Rexhepin, nga Livoçi i Gjilanit, me të cilin rron në Lucern të Zvicres. Naimi tha: Besimi në Zvicer e shiti makinën e tij për Trepërqindshin. Ky djalë shkoi në luftë… Është gjynah prej Zotit që emri i tij të figuroj në listat e turpit. /Indeksonline/

Besim Rexhepi me të birin