75 Mall Live Search
08:13 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kujdesuni për gjashtë gjëra që të keni shëndet më të mirë

Nëse ndjekim një sërë rregullash për një jetesë të shëndetshme, problemet tona do të ishin më të pakta.

Më poshtë ju sjellim 6 këshilla për një jetë më të shëndetshme si dhe më të relaksuar:

Qëndroni të hidratuar. Duhet të pini të paktën 2 litra ujë në ditë.

Ushqehuni me kujdes. Shmangni ushqimet pa vlera, të skuqura dhe të paketuara.

Stërvituni. Duhet të ushtroheni të paktën 45 minuta për 3 ditë në javë.

I kushtoni vëmendjen e duhur gjumit. Përpara se të shtriheni për gjumë largoni të gjitha mendimet negative dhe kujdesuni të flini mjaftueshëm.

Asnjëherë mos shkoni në punë ose në shkollë pa konsumuar vaktin më të rëndësishëm të ditës.

Mos qëndroni ulur për një kohë të gjatë.