75 Mall Live Search
18:36 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Çift pinguinësh homoseksual në kopsht, ngacmojnë të tjerët

Një çift pinguinësh homoseksual  ‘rrëmben’  një penguin të vogël nga prindërit e tij në kopshtin zoologjik.

Çifti kujdesej për foshnjën sepse prindërit e saj e kishin lënë atë vetë derisa shkuan për të notuar, transmeton Indeksonline.

Një luftë shpërtheu në një kopsht zoologjik pasi një çift pinguin homoseksual morwn  një zogth të cilit mamaja dhe babai e kishin lënë atë të pambikëqyrur.

Prindërit e foshnjës kishin shkuar të dy për një notim, ndërsa mundësinë e çiftit për t’u bërë baballarë dhe duke dashur të kujdesen për të, pinguinët u kthyen në ‘rrëmbyes’.

Sandie Hedegård Munck, një mbajtës i kafshëve në kopshtin zoologjik Odense në Danimarkë, i tha një transmetuesi lokal: “Unë mund të shihja se diçka ishte krejtësisht e gabuar. Prindërit u zhdukën dhe fëmija u rrëmbye thjesht. Ishte një çift i meshkujve homoseksualë që e kishin rrëmbyer dhe kishin qëndruar me të”.

Sandie shpjegoi se beson se pinguinja e nënës kishte shkuar për dushin e saj të përditshëm dhe nuk u kthye në kohë.

Sandie tha: “Kur ata e panë atë vetëm ndoshta menduan se ‘është shumë e keqe, ne do ta rrëmbejmë atë”./Indeksonline/.