Albin Kurti kujton Krasniqin, thotë se ishte i zemëruar për gjendjen e shoqërisë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qëndruar për homazhe në familjen Krasniqi në Carallukë të Malishevës.
Atje ai thotë se ka shkuar si përplot njerëz ë tjerë për ngushëllime me rastin e vdekjes së ish luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Skënder Krasniqi.
“Ish luftëtarë të UÇK-së, ish të burgosur politikë, të gjithë veprimtarë të çështjes kombëtare. Njerëz që janë bashkë në idealin e lirisë e barazisë, por që kishin ardhur ndaras nga komuna anembanë Kosovës e vise të ndryshme shqiptare, ja ku u bënë bashkë në nderim të Skënderit. Para se të përshëndetem me djemtë e tij Albanin, Arbenin, Dardanin, Shkumbinin e Hazirin (e ku mungonte Muhameti që mbahet në burg në Idrizovë për rastin e montuar të Kumanovës), shkrova këto fjalë në librin përkujtimor: Baca Skendë ishte i vendosur në luftë dhe veprimtar në paqe, gjithnjë për çlirim të popullit e bashkim të kombit. Jo vetëm në punë e aktivitet por edhe në biseda e ndeja mbetet i paharrueshëm. Po, shpesh i zemëruar me gjendjen tonë shoqërore, me situatën politike, apo goditjet që pësonte në familje nga pushtetet, mirëpo asnjëherë i pikëlluar, i dëshpëruar apo i mërzitur”, ka shkruar Kurti në faqen e tij në Facebook.
Duke bërë lavdi për veprën e jetën e këtij luftëtari të UÇK-së e oficeri të TMK-së.