75 Mall Live Search
21:52 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lushtaku-Thaçit: Dje na bëre krenarë

Ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i është drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës së këtij të fundit në liqenin e Ujmanit.

Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku i ka thënë Thaçit se dje e bëri të ndihej xheloz pasi nuk e kishte ftuar edhe atë në këtë vizitë.

Në të njëjtën kohë, ai thotë se i bëri të ndihen edhe krenarë, duke i thënën “hallall të qoftë”.

“Më bëre të ndjehem xheloz i nderuar President, bashkëluftëtari im, miku im. Dje ishe për vizitë në Ujman dhe harrove të më ftosh që ta vizitojmë së bashku atë bukuri natyrore të Kosovës, kurse në vitet 90-ta, më gjeje aty ku isha e ku nuk isha, për të kryer aksione kundër forcave serbe. Sidoqoftë, të qoftë hallall që neve vegjëlinë, na bëre të ndihemi krenarë! SL”, ka shkruar Lushtaku./Indeksonline/