Xhensila Myrtezaj tregon muskujt e barkut tre muaj pas lindjes
Prej thuajse tre muajsh, këngëtarja e mirënjohur Xhensila Myrtezaj ndodhet në qiellin e shtatë qëkurse në jetën e saj është Ajka. Hapat e parë të prindërimit janë shumë të rëndësishëm si për mamanë e re, por edhe vogëlushen, kjo është edhe arsyeja përse ajo është tërhequr përkohësisht nga muzika. Mirëpo, duke mos lënë në asnjë moment pas dore veten.
Dhe nëse i referohemi videos më të fundit në Instagram, duhet të themi krej të kundërtën pasi ajo duket në formë të shkëlqyer. Mami Xhensila jo vetëm që është rikthyer në linjat e mëparshme, por ka guxuar të na tregojë edhe muskujt e barkut që kushdo do të donte t’i kishte.
Xhensila shfaqet po aq e bukur sa më parë, teksa ushtrohet në ambientet e një palestre duke na bërë të kuptojmë se për të asgjë nuk ka ndryshuar. Dhe nëse mendoni se duhet ta lini për më vonë palestrën, pasi të shihni këto imazhe do të mendoheni dy herë.