Inaugurohet fillimi i punimeve të rrugës së lagjes Hade e Re
Inaugurohet sot fillimi i punimeve të rrugës së lagjes Hade e Re.
Në këtë inaugurim i cili do mbahet në ora 14:00, do të marrë pjesë edhe Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Vendtakimi do të jetë para objektit të komunës së Obliqit, prej nga do të vazhdohet për tek rruga ku do të fillojnë punimet./Indeksonline/