75 Mall Live Search
11:33 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vetëvritet një i ri në Gllamnik të Podujevës

Një 30 vjeçar ka bërë vetëvrasje në Gllamnik të komunës së Podujevës.

Familjarët e viktimës e kanë gjetur atë të varur në një shtëpi. Rasti është konfirmuar për Indeksonline. edhe nga Policia e Kosovës për Rajonin e Podujevës.

Rasti në fjalë thuhet të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar.

“Gjatë ditës së djeshme rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një incident në fsh.Gllamnik-Podujevë . Njësit relevante stacionit policor Podujevë , gjithashtu edhe ekipi mjekësore/emergjenca kanë dalur në vend ngjarje. Me të arritur në lokacion,  kanë vërejtur  një person i cili dyshohej se ishte pa shenja jete. Në ndërkohë Ekipi mjekësore, ka konstatuar se personi  ishte pa shenja jete. Viktima është i gjinisë mashkullore rreth moshës 30 vjeç”, ka thënë Bekim Bislimi nga Zyra për Informim e Policisë në Rajonin e Podujevës./Indeksonline/