75 Mall Live Search
17:57 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Liam Payne shijon darkën romantike, përderisa Cheyl “prek” ndarjen e tyre në këngën e re

Ai ka zbuluar se është beqar pas një romance të shkurtër me modelen Cairo Dëek.

Por Liam Payne është parë duke shijuar një darkë romantike me një brune misterioze në Mayfaik, vetëm pak ditë pasi ish e dashura  e tij Cheryl ka theksuar se do trajtojë ndarjen e tyre në këngën e saj të re.

Këngëtari 25 vjeçar, i cili njoftoi se është ndarë nga Cheryl në qershor, u pa duke bërë një bisedë të thellë me një brunete misterioze përderisa lanë një restorant italian.

 

Liam shihet me stilin e tij të zakonshëm, duke veshur një bluzë të zezë që vinte në pah tatuazhet e tij të shumta në duar.

Çifti dukeshin duke e shijuar plotësisht kohën e tyre gjatë kohës që ishin në restorantin italian, pastaj ndanë edhe buzëqeshje pasi u larguan nga vendi./Indeksonline/