Puseta që rrezikon jetën e nxënësve të shkollës “Ismail Qemaili”
Shkolla fillore “Ismail Qemaili”, në kryeqytet numëron një numër të madh nxënësish.
Por, infrastruktura e kësaj shkolle, nuk është siç duhet, transmeton Indeksonline.
Në oborrin e kësaj shkolle ndodhet një pusetë, e cila padyshim që mund të jetë tejet e rrezikshme për filloristet.
Ajo është mbuluar pjesërisht me një gomë vetureje, por që nuk e mënjanon rrezikun që mund të shkaktojë tek nxënësit e shkollës në fjalë. /Indeksonline/