Bashkë me prindërit djemtë sulmojnë vajzat në një konvikt në Indi
Më shumë se 30 vajza janë shtruar në spital pasi një turmë e të rinjve meshkuj dhe prindërit e tyre hynë në konviktin e një shkolle dhe i rrahën.
Vajzat deklaruan se ishin ngacmuar seksualisht nga një grup djemsh, duke shtuar se iu desh të përdornin dhunë për t’i përballuar sulmit.
Djemtë u kundërpërgjigjën duke shkuar bashkë me prindërit dhe duke i rrahur ato.
Vajzat në këtë pjesë të Indisë shpesh u ankuan për keqtrajtim nga meshkujt dhe të rinjtë që jetojnë në afërsi të shkollës.
Dëshmitarët thanë se ata filluan të rrihnin nxënësit, nga mosha dhjetë deri në 16 vjeç./Indeksonline/