Ish-ylli i Arsenalit pezullohet për gjashtë muaj nga çdo aktivitet i futbollit
Ish-anëtari i Arsenalit dhe trajneri aktual i grupmoshave, U-20 të Liberisë, Christopher Wreh është pezulluar për gjashtë muaj nga Federata e Futbollit të këtij vendi.
Wreh, gjithashtu, ka drejtuar skuadrën e Nimba United, ndërsa pezullimi i tij vjen pasi një incidenti që ai e shkaktoi me gjyqtarët e ndeshejve kur u përjashtua gjatë një ndeshje në kampionat muajin e kaluar.
Ish-reprezentuesi i Liberisë, i cili e ka fituar Premier Leaguen dhe FA Cup me Arsenalin në vitin 1998, ishte i zemëruar me përjashtimin e dy lojtarëve të tij, transmeton IndeksOnline.
Bëhet fjalë për dy lojtarët, Michael Fahnbulleh dhe Darlington Farley, të cilët gjithashtu janë pezulluar me nga një vit.
Fahnbulleh sulmoi fizikisht futbollistin e LPRC Oulers pasi ai mori karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes.
Ndërsa, Farley më pas sulmoi gjyqtarin e ndeshjes pasi u ndëshkua me të kuq menjëherë pas ndeshjes./IndeksOnline/