10 Tetori Dita Botrore e Shëndetit Mendor, shënohet edhe në Shtime
Qendra Integruese Rehabilituese e të Sëmuarve Kronik Psikiatrik në Shtime sot shënoi Diten Botrore të Shëndetit Mendor më më moton “ Edhe Unë e Dua Jetën” . Në këtë ditë stafi mjekësor i këti Institucioni të Shëndetit Mendor organizoj një piknik për pacientët e kësaj qendre në malet e bukura të Jezercit.
Motoja e këti organizimi bazohet në të drejten fundamentale të njeriut për të jetuar dhe vepruar si i lirë, e drejta për jetë është e drejt e patjetërsushme , andaj ne si shoqri e shekullit 21 duhet respektuar të drejtat e pacientëve psikiatrik.
Çrregullimet psiqike jan dhe duhet konsideruar si të zakonshme, si të gjitha sëmundjet tjera mjekësore, këta njerzë kanë të drejtë të kërkojnë trajtim dinjitoz, liri të levizjes në komunet dhe kualitet të jetës.
Integrimi dhe Rehabilitimi psikosocial merrë në konsideratë rrethanat ambientale, në menyr qe ambienti ku trajtohen këta pacientë të jetë i përafert me kushtet e jetës shtëpiake.
Mbështetja e dhënë këtyre njerzëve duhet të jetë e vazhduar qoftë nga familja ashtu nga institucionet, para se gjithash ne duhet të kuptojnë se integrimi dhe rehabilitimi i kësaj kategorie të pacientëve nuk varet vetëm nga aftësia mendore e tyre e kufizuar, por edhe nga vullneti i shoqëris sonë qe ti integrojë këta njerzë , theksoj Dr. Miftar Zenelaj drejtori i kësaj qendre.