WhatsApp adreson një problem sigurie gjatë video thirrjeve
WhatsApp tha ditën e Mërkure se ka adresuar një problem sigurie në platformë i cili mund të përdorej nga hakerat për të hyrë në aplikacion gjatë një video thirrjeje.
WhatsApp përdoret nga mese 1.2 miliard njerëz në mbarë botën dhe është mjeti kryesor i komunikimit për shumë biznese.
Problemi u zbulua nga Projekti Zero i Google.
Megjithatë ky nuk është skandali i parë i sigurisë që Facebook përballet. Pak ditë më parë u zbulua një hakim i 50 milion llogarive.