Veseli fton LDK-në dhe VV-në ta vënë interesin e Kosovës mbi atë të pushtetit
I pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka bërë thirrje partive opozitare LDK-së dhe Vetëvendosjes që të marrin pjesë në takimet për gjetjen e një gjuhe të përbashkët për Dialogun Kosovë-Serbi.
Këto komente i bëri as takimit të sotëm të thirrur nga vet ai për çështjen e rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi, ku përveç pozitës nga opozita morën pjesë edhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa dhe Dardan Sejdiu nga PSD.
Përmes një thirrje publike, Veseli ftoi LDK-në dhe VV-në që të ju bashkohen në këto takime nëse e konsiderojnë interesin e Kosovës mbi interesin e pushtetit dhe kolltukëve.
“Takimi ka qenë korrekt dhe shumë parimor. Rezoluta e propozuar është e hapur nëse ka nevojë të futen edhe gjëra tjera që janë në interes ose mund të forcojnë edhe më shumë këtë.
Kam një mesazh për opozitën që nuk po merr pjesë. Nuk mund të jetë Kosova dhe proceset e saja historike fushë betejë për lidership, as për luftën për pushtet. Më e rëndësishme është sovraniteti dhe e ardhmja jonë sesa çdo kolltukë i pushtetit. Është gabim historik që i japim mundësi Serbisë ta tregojë veten e moderuar dhe që Vuçiqi të flas në emrin tonë. Duhet të arrijmë konsensus nacional, në mënyrë që në ballafaqimin final Kosova të del më e fuqishme dhe e pa cenuar në asnjë centimetër të territorit të vet. Pra thërras kolegët nga LDK dhe VV të jemi bashkërisht nëse është interesi i Kosovës mbi interesin e Pushtetit dhe kolltukëve tona”, ka thënë Veseli./Indeksonline/