Nëna lëndohet rënd duke mbrojtur foshnjën nga breshëri, shikoni trupin e saj
Një nënë është lënduar shumë keq duke mbrojtur vajzën e saj të vogël, kur një tornado e rrezikshme i ka zënë ato në rrugë.
Në këto foto shihet trupi i saj me plagë dhe prerje nga stuhia e cila përfshiu juglindjen e Queensland-it, breshër sa një top tenisi.
Fiona Simpson po voziste me gjyshen dhe foshnjën e saj gjatë stuhisë, kur copëza akulli u përplasën nëpër dritaret e makinave të tyre dhe i goditën.
Breshëri kishte goditur trupin e saj në përpjekje për të mbuluar foshnjën e saj, e cila poashtu mori goditje në kokë.
Simpson ka postuar fotografi të lëndimeve të saj tronditëse në Facebook.
“E kam marr mësimin, kurrë mos vozitë në stuhi”, ka shkruar ajo në facebook, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.