Maqedonia para vendimit historik
Maqedonia ndodhet sot para vendimit historik, ku në Kuvend pritet të mbahet seanca plenare për ndryshimet kushtetuese. Seanca do të tregojë se a do të vazhdohen procedurat për realizim të marrëveshjes së Prespës, apo Maqedonia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Të premten Komisioni për Çështje Kushtetuese i ka dhënë dritë jeshile propozimit për ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, kurse i njëjti do të jetë në rend dite të seancës plenare sot.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në mbledhje të Komisionit ka deklaruar se Maqedonia nuk është larg NATO-s dhe Bashkimit Evropian.