11:55 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Unaza hi-tech që më në fund mund të dëbojë gërhitjen tuaj

Një unazë hi-tech e vendosur në gisht gjatë natës mund të diagnostifikojë arsyet e gërhitjen e cila potencialisht është e rrezikshme për sulmet e mundshme të zemrës dhe goditjes.

Kjo mund të bëj më të lehtë për të diagnostifikuar problemet që vijnë nga gërhitja- pasi vlerësohet se 80 për qind e rasteve nuk zbulohen.

Apnea e gjumit ndodh kur muskujt në rrugët e frymëmarrjes të çlodhen deri në një masë të tillë sa bëhen pengesë dhe të ndalet frymëmarrja për të paktën dhjetë sekonda.

Kështu, diagnositifimi i asaj se nga po vije gërhitja mund të jetë shumë e vështirë, por kjo unazë mund të jetë shumë më e përshtatshme.

E bërë nga silikoni i butë, është i mbushur me censorë të cilët ndjekin ndryshimet në nivelet e oksigjenit të gjakut kur flini.

Një rënie e oksigjenit në gjak gjatë natën është një nga shenjat kryesore të apenas në gjumë, e cila është rregullim i zakonshëm që shkakton ndalimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Unaza preferohet të vendoset në gishtin e fejesës, pasi ky gisht ka një vëllim më të madh të gjakut që rrjedh se në gishtat tjerë./Indeksonline/