75 Mall Live Search
18:59 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Google Maps tregon stacionet e karikimit për makinat elektrike

Pasi shtoi një mori opsionesh të reja navigimi në aplikacionin Maps si aktivitetet apo itineratet e vendit të punës, Google erdhi me një risi të re.

Aplikacioni  Maps do të tregojë pikat e karikimit të makinave elektrike. Përdoruesit do të mund të kërkojnë stacionet së bashku me informacionet e nevojshme rreth tyre.

Mjafton të kërkoni “EV Charging Stations” ose “EV Charging” dhe Google Maps do të gjejë pikat e afërta.

Gjithashtu do të tregojë se çfarë portash karikimit janë të disponueshme së bashku me shpejtësinë e karikimit.

Për më tepër përdoruesit mund të lënë vlerësime, të publikojnë dhe dhe të bëjnë komente rreth tyre.

Për momentin do të ofrohen informacione për pikat e karikimit Tesla dhe Chargepoint në mbarë botën.

Funksioni është i disponueshëm sot në Android dhe iOS.