75 Mall Live Search
07:41 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Telefoni i rekordeve Xiaomi Mi Mix 3 vjen më 25 Tetor me 10GB RAM dhe rrjet 5G

Xiaomi konfirmoi ditën e sotme se Mi Mix 3 debuton më 25 Tetor njëkohësisht duke na lënë të kuptojmë se çfarë po vjen me të.

Në një postim në rrjetin social Kinez Weibo Apple i Kinës tha se telefoni do të ketë.

Bashkëthemeluesi i Xiaomi e prezantoi telefonin për herë të parë në Gusht.

Nga fotot e para të publikuara telefoni sjell mekanizëm të ngjashëm me Oppo Find X për kamerën dhe sensorët që gjenden në krye të telefonit.

Sa i përket memories RAM, ky do të ishte telefoni i parë nga një prodhues madhor që vjen me këtë kapacitet memorie.

Në lidhje me 5G-në, ende në botë nuk ka një rrjet komercial 5G ndërsa të parët pritet të mbërrijnë nga fundi i vitit të ardhshëm.

Xiaomi Mi Mix 3 me shumë gjasa ka për të pasur një çmim të kripur të cilin do ta mësojmë të Enjten e ardhshme.