11:01 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kirurgjia e zemrës: A ndikon në aftësinë njohëse?

Një rishikim dhe meta-analizë e fundit sistematike arriti në përfundimin se, pas operacionit të hapur të zemrës, aftësia njohëse e një personi mund të reduktohet, të paktën në një afat të shkurtër.

Një analizë e re heton ndikimin e kirurgjisë së zemrës në performancën njohëse.

Pothuajse 8 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara i nënshtrohen kirurgjisë kardiovaskulare apo procedurave të tjera të ndërlidhura çdo vit.

Falë përmirësimeve të qëndrueshme të bëra nga shkenca mjekësore, procedurat po bëhen gjithnjë e më të sigurta, transmeton Indeksonline.

Të vetëdijshëm për përmirësimet në shëndetin fizik për shkak të operacionit kardiovaskular, shkencëtarët dinë më pak për ndikimin njohës të kirurgjisë së hapur të zemrës.

Një studim i kohëve të fundit synon të kuptojë se si mund të ndikojë kirurgjia e zemrës në mendje. Në veçanti, studiuesit ishin të interesuar në kirurgjinë e valvulave të zemrës.

Çdo vit në SHBA, ndodhin rreth 150,000 operacione të valvulave të zemrës. Në shumicën e rasteve, kirurgët trajtojnë stenozën aortale. Kjo është një gjendje ku valvula aortale ngushtohet, pjesërisht duke bllokuar rrjedhjen e gjakut nga zemra në pjesën tjetër të trupit. Në përgjithësi, stenoza aortale ndodh tek njerëzit e moshës 65 vjeç e lart.

Marrë parasysh që në këtë moshë aftësia njohëse fillon të bie, është e rëndësishëm të kuptohet se si ndikon operacioni i zemrës në këtë pikë.

Autorët zbuluan se në muajin e parë pas operacionit, kishte një rënie në aftësinë njohëse. Megjithatë, ata gjithashtu treguan se me 6 muaj pas operacionit, aftësitë e të menduarit të një personi gati u kthyen në normalitet.

Analiza gjithashtu treguan se performanca kognitive e pacientëve kishte performanfcë të ndryshme, në varësi të llojit të kirurgjisë. Ata që patën operacion në valvulën aortale, patën deficite njohëse më të rëndësishme në muajin e parë pas operacionit, ndërsa ata që kishin kirurgji të valvulës mitrale përjetuan një rënie më pak të dukshme të aftësisë njohëseë./Indeksonline/