22:56 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kudo që të jetë tretur Flori Mumajesi, nuk ka më artist që krijon ‘mrekullitë’ që ai ka realizuar!

Sigurisht se njihet si ndër krijuesit më të mëdhenj në botën e muzikës. Këngët e tij mund të dëgjohen vite e dekada më vonë, pa u bërë monotone.

Mjafton të dëgjosh një tingull të një kënge, një fjalë apo pak më gjatë nga një këngë e Flori Mumajesit e të ndjesh nostalgji dhe nevojë për t’u lansuar një projekti i ri nga ai.

Këngëtari dhe kantautori shqiptar ka kohë që nuk ka lansuar ndonjë këngë, siç ishte mësuar publiku të shndërrohej ne hit.

Që nga projekti i fundit në bashkëpunim me Getin, Flori më nuk ka lansuar as edhe një këngë, madje aktiv nuk ka qenë as në rrjetet sociale.

Duke mos ditur se çfarë saktësisht artisti ka vendosur për zhvillimin e projekteve të tij, sigurisht se mirë është që të përkujtohen disa nga hitet e tij, shkruan Indeksonline.

Padyshim se këngët: Me symbyllur, Me zemër, I ngjan asaj, Pa jete, Ke, Gjithë jetën,Dedikuar nënës, Ku isha unë, Me fjalë të vogla, Nallane, Beautiful e shumë të tjera janë vetëm disa nga këngët e pavdekshme të tij.

Por çdo fans do të donte një këngë prej tij, në mënyrë që asnjëherë të mos ndiejnë mungesën e tij artistike. Kësisoj Flori derisa të aktivizohet raportuari i tij muzikal ka mjaftueshëm këngë për t’u kthyer prapa dhe për t’i dëgjuar./Indeksonline/