Aksident trafiku në Vragoli, krijohen kolona të gjata të automjeteve
Një aksident trafiku me dëme materiale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në Vragoli, raporton Indeksonline.
Dy automjete me targa lokale janë përfshirë në këtë aksident ku përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Policia i është përgjigjur vendit të aksidentit ndërsa për disa qaste janë krijuar kolona të gjata të automjeteve./Indeksonline/