10:58 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Meshkujt jopjellor kanë gjasa të bëhen baballarë përmes teknikës së re

Meshkujt që janë klasifikuar si jopjellor mund të bëhen baballarë falë një procedure të re që i jep mundësinë e krijimit të një fëmije.

Shumica e 300 ijë burrave britanike me numër jashtëzakonisht të vogël apo zero të spermës u thuhet se nuk mund të kenë fëmijë biologjik, sepse ata nuk prodhojnë spermë të mjaftueshme ose ka një bllokim në njërën nga tubat përgjatë të cilave udhëton sperma.

Teknika e re, që ofrohet në pesë spitalet të specializuara të NHS në të gjithë vendin, përfshinë ekzaminimin përmes një mikroskopi “të super fuqishëm” i cili do mundëson të shihet brenda tubës në testikuj ku foromohet sperma.

Kështu, përmes zbulimit të kësaj, përmes një ndërhyrje kirugjike ka mundësi të depërtohet brenda në këtë tubë duke nxjerrë spermë.

Vendimtare e kësaj pra është procedura e re e këtij mikroskopi të specializuar që rrit tubat brenda testikujve deri në 20 herë, duke ndihmuar kirurgun të gjejë spermën./Indeksonline/