75 Mall Live Search
12:08 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, i prerë për marrëveshjen me Serbinë

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj edhe njëherë ka thënë se në bisedimet me Serbinë nuk bën të flitet për çështjen e shkëmbimit të territoreve.

Këto deklaratë shefi i qeverisë i ka bërë pas takimit që ka pasur më zëvendësndihmës sekretarin Amerikan të Shtetit, Mattew Palmer.

Qeveria e Kosovës, sipas Haradinajt, është e angazhuar për krijimin e një koncepti për unitet të forcave politike dhe ka hartuar Rezolutën përkatëse.

Shënimi i plotë:

Kënaqësi si giithnjë të takoj Zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, të cilin e informova për tranzicionin e FSK-së, në ngritjen e së cilës, roli i Amerikës dhe NATO-s mbetet i pazëvendësueshëm. Për fazën finale të Dialogut,Qeveria e Kosovës është e angazhuar për krijimin e një koncepti për unitet të forcave politike dhe ka hartuar Rezolutën përkatëse. Sa i përket arritjes së Marrëveshjes ligjërisht obligative me Serbinë, në kuadër të takimit, theksova qëndrimin e gjithanshëm, se jemi të paluhatshëm në ruajtjen e realitetit dhe qenësisë kushtetuese të Kosovës, që është arritur falë sakrificës së popullit tonë dhe investimit afatgjatë amerikan dhe të aleatëve tanë strategjikë.