Instagrami tejkalon Snapchat-in sa i përket përdorimit
Instagrami ka kapërcyer Snapchat-in si aplikacionin më të përdorur të rrjeteve sociale në mesin e adoleshentëve në SHBA, sipas një studimi të ri.
Banka e Investimeve Piper Jaffray anketoi 8 mijë e 600 adoleshentë rreth zakoneve të tyre të rrjeteve sociale dhe zbuloi se 85% e përdorën Instagramin të paktën një herë në muaj, ndërsa 84% përdorën Snapchat.
Dihet se përqindja është e përafërt, por Instagram vazhdon të jetë në fitore e sipër, e cila është në pronësi të Facebook-ut, transmeton Indeksonline.
“Instagram vazhdon të tregojë dominim në shitje, pasi adoleshentët preferojnë më së shumti markat t’i kontaktojnë përmes Instagramit kundrejt rrjeteve të tjera”, ka thënë Jaffray.
Mund të thuhet se Instagram arriti të rrit popullaritetin në momentin kur vodhi idenë e Snapchat për krijimin e insta-story./Indeksonline/