Mjeku viziton profilet e pacientëve në Facebook, para se t’u tregojë familjarëve se kanë vdekur
Një mjek ka zbuluar se i shikon profilet e pacientëve në Facebook para se t’u thotë prindërve se janë të vdekur.
Lous M Profeta, një mjek i Emergjencës në St Vicent në shtetin amerikan të Indianpolis, shkroi një letër të hapur të quajtur ‘Unë do të shoh profilin tuaj në Facebook para se t’i them nënës tënde se je i/e vdekur’.
Ai tha se duhet të përgatitet sepse në rreth pesë minuta, ata nuk do të jenë më kurrë njëjtë, kurrë të lumtur përsëri njësoj.
“Tani për të qenë i sinqertë, ju jeni vetëm një trup i vdekur pa emër që ndjehet si një qese me lagështirë të gazetave, të cilat ne po godasim, duke i qëndruar vijave IV, tubave dhe gjilpërave duke u përpjekur me dëshpërim për t’ju shpëtuar. Nuk ka lëvizje, asnjë jetë, asgjë për të më thënë që dikur keni pasur ëndrra apo aspirata. Unë u kam borxh atyre që të mësojnë diçka rreth jush para se të shkoj”, ka shkruar mjeku.
Ai ka thënë se nuk ka borxh asgjë në drejtim të pacientëve që ndërruan jetë por që duhet të flasë me familjarët.
Ai shpjegoi poashtu se i merr licencën e shoferit të pacientëve dhe kërkon për emrat e tyre.
Profeta tha se është edhe më mirë nëse gjen ndonjë fotografi të tyre me prindërit, që ta dijë kush janë ata që në momentin kur hyjnë në spital.
“Ju jeni me fat që nuk po i shihni ata. Babai bërtiste emrin tënd pa pushim, mamaja tërhiqte flokët dhe gërryente dyshemenë”, përshkroi ai momentin pas vdekjes së një pacienti.
“Unë kontrolloj faqen tuaj në Facebook para se t’u them se jeni i vdekur, sepse më kujton se unë po flas për një person, dikë që e duan “, përfundon doktori./Indeksonline/