Skandaloze: Autostrada “Arbën Xhaferi” pa kurrfarë mirëmbajte, rrezikohet të ketë aksidente
Autostrada “Arbën Xhaferi” po kalon në një periudhë jo të mirë që nga koha kur është lëshuar për qarkullim të automjeteve.
Rruga kryesore që lidhë Prishtinën me Shkupin ka mbetur pa kompani të mirëmbajtjes.
Indeksonline mëson se aktualisht Ministria e Infrastrukturës s’ka kontraktuar asnjë kompani që merret me mirëmbajtje të “Arbën Xhaferit”.
Duke pasur parasysh që pritet përkeqësimi i motit në sezonin dimërorë, mosmirëmbajtja mund të shkaktojë aksidente dhe rrezikshmëri në trafik.
Ndryshe, Indeksonline ka raportuar para disa ditësh poashtu edhe për mungesën e ndriçimit në këtë segment të rëndësishëm për vendin. /Indeksonline/