75 Mall Live Search
15:20 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Këto 7 kategori janë të liruar nga përdorimi i rripit të sigurisë

Rripi i sigurisë është një pajisje sigurie për automjetet për të siguruar udhëtarët në rast të ndonjë aksidenti apo përplasje të mundshme.

Rripi i sigurimit, i pari version modern që gjendet në shumicën e automjeteve sot është zhvilluar nga Roger Grisëold dhe Hugh DeHaven në Universitetin Cornell në Neë York dhe ishte rezultat i kërkimeve intensive mbi lëndimet nga aksidentet me makinë. Pajisja më vonë do të perfeksionohet nga Nils Bohlin në Volvo. Hulumtime të tjera u kryhen në Universitetin e Minesotës nga James “Crash” Ryan më 1963, duke shtyrë më tej përpara shkencën e sigurisë.

Përdorimi i rripit të sigurisë gjatë lëvizjes me mjete motorike është i detyrueshëm me përjashtim të disa kategorive.
Ligji për rregullat e trafikut për të rritur nivelin e sigurisë në rrugë detyron të gjithë personat që lëvizin me mjete motorike të vendosin rripin e sigurisë.

Detyrimi për ta përdorur rripin e sigurisë nuk zbatohet për këta persona:

· për personin që posedon certifikatë mjekësore me të cilën vërtetohet se i shfaqen efekte anësore negative po qe se e përdor rripin e sigurisë;

· për gruan shtatzënë;

· për policin apo personelin tjetër të autorizuar gjatë transportimit të personave të arrestuar;

· për personat e autorizuar zyrtarë që ofrojnë mbrojtje të afërt të personave;

· për personelin e shërbimit mjekësor gjatë ndihmës së parë dhe gjatë aktiviteteve e detyrueshme;

· për personelin e sigurimit që është duke e bartur një shumë të konsiderueshme të parave të gatshme;

· për personin e sëmurë që bartet në lesë apo në ulëse të invalidëve.