17:08 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

I dashuri im është i martuar, udhëtojë më të sa herë që ka udhëtime jashtë vendit!

Për “The Sun”, është rrëfyer një femër e cila thotë se kishte një lidhje të pasionuar me të dashurin e saj për disa vite rresht, por familja e tij e detyroi të martohej me një grua tjetër, që ata e kishin zgjedhur.

Po e njejta, ka kërkuar ndihmen e psikologut rreth këtij shqetësimi, transmeton Indeksonline.

Rrëfimi i saj:

Unë kam qenë në një marrëdhënie të pasionuar me të dashurin tim për pesë vjet, që kur isha 16 vjeç. Ne e dum shumë njëri- tjetrin, por ishte familja e tij ajo që e detyroi të martohej me një grua që ata ia kanë zgjedhur.

Ai tani është 35 vjeç, dhe ne u takuam përmes shokut tim më të mirë.

Kur një ditë prej ditëve ai më tha se po binte në dashuri me mua, unë thjesht përjetova një ndjenjë të mrekullueshme!

Marrëdhëniet tona ecnin tutje, dhe gjithçka dukej e mahnitshme!

Familja e tij është nga një vend aziatik, dhe unë gjithmonë shqetësohesha se nuk do më pëlqenin mua. Por, unë isha e sigurt se ai do më zgjedhte mua.

Por, fatkeqësisht ai nuk mundi tu rezistonte dhe pranoi gruan që ata ia propozuan dhe vazhduan me planet e tyre. Unë isha 18 vjeç dhe ndihesha e lënë prapa.

Unë u përpoqa ta harroja atë, por ai u kthye në kontakt dhe tha se martesia e tij nuk ishte përpunuar e nuk ndihej i lumtur, andaj donte të më shihte përsëri.

Që nga ajo kohë kemi patur një marrëdhënie të pasionuar.

Ne kalojmë shumë netë së bashku, pasi që puna e tij përfshinë edhe shumë udhëtime dhe unë e shoqërojë.

Ai më kontakton sa herë që kthehet në shtëpi, por sigurisht kontakti është më i rrallë kur pranë ka bashkëshorten e tij. Ai është gjithçka për mua, dhe gjithmonë do ta dua.

Por, unë shqetësohem se me kalimin e kohës do ta dojë bashkëshorten e tij.

Unë kam provuar aq shumë për ta larguar atë nga mendimet e mia, por asgjë nuk po funksionon.

Përgjigja e psikologes

Më vije keq për ju, i dashuri juaj ka marrë vendimin e tij. Kultura e tij dhe traditat e tij familjare janë më të rëndësishme për të se ndjenjat e juaja- dhe do të jetë e vështirë për të që të rezistoj.

Kjo do të thotë se ai do të vendos gruan e tij të re së pari dhe ndoshta do të fillojë një familje, e cila do e izolojë edhe më shumë atë. Ti vlen më shumë sesa të jetosh një jetë rreth tij duke pritur kur ai është i lirë të ju takojë.

Pranoje se ai nuk do të jetë asnjëherë i juaji. Kjo do të jetë e vështirë, gjithsesi, dhe ju do ndiheni zemërthyer për një kohë të gjatë.

Por kjo do ju ndihmojë që të keni emocione të lira për të gjetur dikur tjetër të ju dojë dhe të ndani jetën së bashku.

Takoni miqtë tuaj dhe bëni të rinj. Kur ju të filloni një jetë të re do të jeni të gatshëm të gjeni një dashuri të re./Indeksonline/