75 Mall Live Search
17:56 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rritja e të rrahurave të zemrës, mund të jetë çelësi për trajtimin frikës nga marimangat

Të jetuarit nga frika e merimangave mund të jetë shumë e vështirë, veçanërisht në vjeshtë, kur krijesat e shkathëta me tetë këmbë janë më të dukshme, ndërsa fluturojnë për të gjetur ushqim.

Sipas zbulimeve të reja thuhet se duke i ekspozuar njerëzit para merimangave në momentin e saktë dhe rrahjet e zemrës mund të ndihmojnë në lehtësimin e tyre nga fobia, transmeton Indeksonline.

Studimi i fundit i botuar në ‘Medicine Psychosmatic’ pohon se çelësi është ndjekja e ritmit të zemrës së një personi, ndërkohë që i ekspozon ata në çfarëdo lloji të frikës që kanë, të cilët në këtë rast ishin merimangat.

“Trajtimi zakonisht përfshin ekspozinimin e personit ndaj frikës së tyre, por kjo mund të marrë një kohë të gjatë. Puna jonë tregon se mënyra se si reagojnë ndaj frikës mund të varet nga fakti nëse i shohim ata në kohën kur rrah zemra, ose në mes të rrahjeve të zemrës. JU mund të thoni se ne jemi brenda asaj rrahje për t’i ndihmuar njerëzit të mundin fobitë e tyre”, ka thënë Hugo Critchley, Kryetar i Psikiatrisë në Shkollën Mjekësorë të Brighton dhe Sussex.

Secili person që ishte pjesë e këtij studimi iu nënshtruar një prej tre ushtrimeve të ekspozimit kompjuterik të modifikuar. Një grup pjesëmarrësish u prezantua me fotografi të merimangave në kohë kur kishte rrahje të larta të zemrës.

Një grup i dytë u paraqitën me imazhe të njëjta në mes të rrahjeve të zemrës dhe një grup i tretë i kontrolli imazhet në kohë të rastësishme në seancat terapeutike.

Është e njohur se ekspozimi i njerëzve në fobitë e tyre mund të ndihmojë në zvogëlimin e tyre-kjo quhet terapia e ekspozimit-por kjo është hera e parë që kjo teknikë ka qenë e lidhur me ritmet e zemrës së një pacienti.

Studiuesit zbuluan se nga të gjitha grupet, pacientët që ishin ekspozuar ndaj merimangave në kohë sa kishin rritje të larta të të rrahurave të zemrës, raportuan frikën më të ulët ./Indeksonline/