75 Mall Live Search
20:41 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Digjen 10 hektarë mal në Ranillugë, s’ka viktima

Një zjarr që ka shpërthyer pasditen e sotme në komunën e Ranillugës është lokalizuar në orët e mbrëmjes dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, me përjashtim të dëmeve materiale.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin rreth orës 19.00.

“Zjarri ka shpërthyer në fshatin Domorovc të Ranillugës, në një mal ku janë djegur 10 hektarë. Arsyet e shpërthimit të zjarrit ende nuk dihen”, tha Hashani.

Policia e Kosovës, së bashku me ekspertët për zjarre, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet.