14:49 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Qeni ngordh nga frika prej fishekzjarreve

Një qen i shpëtimit, i ngurtësuar nga fishekzjarret, vdiq si pasojë e një ataku në zemër.

Sipas Qendrës së Shpëtimit të Kafshëve u tha se Winston ishte shpëtuar nga Bullgaria ku ai kishte vuajtur vite abuzimi dhe ishte tmerruar nga zhurmat e forta si rezultat i kësaj, transmeton Indeksonline.

Ai ka qëndruar nën kujdes të Qendrës së Shpëtimit të Qenve në Barton Moss, pasi vuajti për disa vite nga keqtrajtimet.

Qeni 8 vjeçar ishte munduar që të fshihej nën stolisje për t’u arratisur nga fishekzjarret por që kishte përjetuar atak dhe më pas nuk arriti të jetojë./Indeksonline/