75 Mall Live Search
19:02 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rikallo, rikthen në punë kryeshefin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë

Më 8 maj të këtij viti për mosbashkëpunim nga puna ishte suspenduar kryeshefi Ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Elhami Hajdari nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo.

Mirëpo, dje, ky dikaster qeveritar ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit për pezullim nga puna të Hajdarit.

Vendimi bazohet edhe në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 17.09.2018.

“Elhami Hajdari kthehet në bendin e punës Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga data 5 nëntor 2018 me të gjitha të drajtat dhe detyrat e përcaktuara sipas vendimit numër 08/81 të datës 23.03.2016, duke bërë kompensimin e shumës së ndaluar të pagës në lartësi prej 50 % nga data 08.05.2018 deri më datën 05.11.2018”, thuhet nder tjerash në vendim.

Bazuar në këtë vendim, obligohet Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë dhe DF&SHP- Divizioni për buxhet dhe financa për zbatimin e këtij vendimi.