75 Mall Live Search
21:10 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nis fushata “një bisedë e shkurtër shpëton jetë”, për të parandaluar vetëvrasjet

“Samaritanët” kanë nisur një fushatë të vështirë me mesazhin “një bisedë e vogël shpëton jetën”

Në një video të publikuar sot, një grua shfaqet duke ndërprerë mendimet vetëvrasëse të një personi tjetër në një platformë treni thjeshtë duke i thënë “nuk mund ta besoj çfarë moti është sot”.

Bamirësia po i inkurajon njerëzit që të besojnë në instinktet e tyre dhe të nxisin një bisedë, nëse ata e shohin dikë që dukej i izoluar, i tërhequr ose duke qëndruar i vetëm në një plaftormë treni, pa hipur në të.

“Edhe nëse biseda e vogël nuk ju vjen natyrshëm tek ju, nëse diçka, nëse e shihni se diçka nuk është në rregull, mundohuni të filloni një bisedë”, tha shefi ekzekutiv i samaritanëve, Ruth Sutherland.

Kjo vjen pasi numri i njerëzve që kanë parandaluar vetëvrasjen e një personi është 20 për qind më i lartë se vitin e kaluar./Indeksonline/