75 Mall Live Search
18:04 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Masat ndaj importit të Serbisë dhe Bosnjës, a do të ngritët çmimi i miellit?

Shoqata e Mullisëve të Kosovës mendon se vënia e taksës prej 10% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës nuk do të ndikoj në shtrenjtimin e miellit.

Ani pse disa qytetarë kanë vërejtur ngritje të çmimit të miellit, sipas Drejtorit Ekzekutiv të kësaj Shoqate, Muhamet Farizi, çmimi i miellit zakonisht ka ngritje në mbarim të vitit, duke u bazuar në përvojat e deritanishme.

“Sa i përket masës së Qeverisë ndaj prodhimeve të Bosnjës dhe Serbisë po përshëndetët dhe nuk do të ndikoj në shtrenjtimin e miellit. Bazuar në ecuritë dhe përvojat e deritanishme gjithnjë  në mbarim të vitit dhe fillimi vitit tjetër çmimi i miellit ka një shtrenjtim të  lehtë por ajo nuk vjen nga kjo masë e marrë nga Qeveria”, ka thënë Farizi për Indeksonline.

Ai në një prononcim për redaksinë tha se si shoqatë e mullisëve po kanë vështirësi në veprimtarinë e saj. Pasi, sipas tij, mullisët po pengohen prej të gjitha shteteve, nga Serbia, Bosnja, Shqipëria e Maqedonia.

“Kjo shoqatë ka shumë vështirësi n veprimtarin e saj. Një ndër vështirësitë është se në Kosovë ka ardhur dhe po vjen mielli prej  Serbisë  dhe po shitet ma lire se në vendet e Serbisë që në termin  ekonomik quhet shitje me çmim ‘Damping’. Shoqata e Mullisëve të Kosovës  ka bërë kërkesë Ministrisë Tregtisë dhe Industrisë për marrjen e masave anti-dampinge edhe për miellin e importuar nga Bosnja nga se ka bazë të mjaftuar ligjore. Mullisitët tonë janë të penguar prej të gjitha shteteve. Në Serbi dhe Bosnje nuk munden me eksportua miellin tonë. Gjithashtu, kemi pengesë prej Shqipërisë të cilët për miellin tonë kërkojnë proteinë 12,5% e cila sipas standardeve Evropiane është e miellt integral e jo te miellrat tjera. Maqedonia gjithashtu nxjerrë pengesa për miellrat tona ku kërkon analizat të kryhen në laboratorët e tyre e kushtojnë 800,00 deri 900,00 euro për kontingjent e cila e bënë të pamundur konkurrencën”, ka thënë Ferizi.

Ai ka thënë  vite me parë e kanë vërejtur dukurinë e anti-damping dhe se kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për marrjen e masave ndaj miellit të importuar nga Serbia.

“Para se me u shkarku Qeveria  në krye me Isa Mustafën patëm bërë kërkesë te MTI  për Masa anti-dampinge ndaj miellit që importohet prej Serbisë. Me ardhjen si Ministër Bajram Hasani  mori vendimin për masa antidampinge ndaj miellit të Serbisë.  Ajo masë nuk ka ndikuar në ngritjen e çmimit të miellit por është hetuar se pas kësaj mase  në strukturën e importit të miellit është dhjetëfishuar mielli i cili kinse është prej Bosnjës e në realitet ka qenë prej Serbisë, ndërsa ambalazhe kinse është prej Bosnjës”, ka thënë mes të tjerash Farizi.

Ndryshe, sipas statistikave sasinë më të madhe të miellit të importuar e ka Serbia, pastaj Bosnja, Austria dhe Hungaria. Kurse, sipas të dhënave të regjistruara nga Dogana e Kosovës del se nga taksa e vendosur janë mbledhur mbi 100.000 euro./Indeksonline/

Temat: