Deklarata e fuqishme në emisionin te Arian Çani, “Kam bërë burg, jemi fis që të vrasim natën”
Mbrëmjen e djeshme Arian Çani ka patur të ftuar në emisionin e tij dy persona, të cilët e konsiderojnë veten “Ujq” dhe kanë rivalitet mes tyre.
Njëri është Ujku i Cërrikut, i cili është bërë i famshëm prej disa kohësh, ndërsa tjetri vetëquhet Ujku i Fierit.
Mes të dyve ka pasur përplasje të forta në emision.
Ujku i Fierit ka ardhur në studio sepse pretendon se ujku i Cërrikut e ka sharë në Facebook i pari dhe ai e ka ofenduar sot me fjalë të rënda.
Ai shprehet:
Unë kam bërë burg në 97-98, tani jam i lirë. Jam nga Vlora me origjinë, jemi fis që të vrasim natën, ditën, kush na bie në qaf, jo si ky plehra. Dua të them që ky është ujk plehrë.