Në përkujtim të ushtarëve të rënë, Britania gdhendi portretet e tyre në rërë
Portreti i ushtarit dhe poetit britanik Wilfred Owen, i cili është gdhendur në rërë pranë detit në shenjë përkujtimit të atyre që humbën jetën gjatë Luftës së Parë Botërore, është larë nga uji i detit.
Vizatimet në shkallë të gjerë të dhjetëra ushtrave janë gdhendur në 32 plazhe, që shtrihen nga Cornwall thellë në Hebride të Jashtme, si pjesë e një ngjarje imagjinatave në mbarë Britaninë, e krijuar nga regjisori i njohur, Danny Boyle.
Qindra njerëz u mblodh sot në vendet bregdetare anembanë Anglisë, Uellsit, Skocisë, Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës për të parë spektaklin.
Ndryshe, sot është shënuar 100 vjetori i përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në shumë vende të Evropës, duke u mbledhur kështu në Francën liderë të shumtë botëror./Indeksonline/