Solari e shti “n’binarë” Realin, mposht edhe Celta Vigon
Real Madrid vazhdon me fitore nën drejtimin e Santiago Solarit.
Mbretërit kanë mposhtur Celta Vigon me rezultat 1-4 në ndeshjen e xhiros së 12-të të La Ligas, shkruan Indeksonline.
Golat për Real Madrid i shënuan Benzema (23’), Cabral (56’ autogol), Ramos (83’) dhe Ceballos (90+1’).
Ndërsa për Celta Vigon shënuan Mallo (61’) dhe Mendez (90+4).
Me këtë fitore, Real Madrid është në pozitën e gjashtë me 20 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/