Astronauti i NASA-s fotografon shkëlqimin e çuditshëm ngjyrë portokalli përreth Tokës
Një astronaut i NASA-s, ka kapur imazhe të habitshme të një shkëlqimi të çuditshëm portokalli që rrethon planetin.
Hapësira ishte duke u zmadhuar rreth Tokës në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirë, kur ai pa këtë ngjyrë portokalli që mbështillte tokën, transmeton Indeksonline.
Kjo shfaqje mahnitëse nuk u shkaktua nga të huajt apo ndonjë force mistike e çuditshme, por është rezultat i një fenomeni të quajtur ‘AIRGLOW’ apo ajër shkëlqim.
Sipas NASA-s, fenomeni zakonisht ndodh kur molekulat (kryesisht azot dhe oksigjen) nxiten nga rrezatimi ultravjollcë (UV) nga rrezet e diellit.
“Për të liruar atë energji, atomet në atmosferë zhurmojnë me njëri-tjetrin dhe humbasin energji në përplasje. Rezultati është ngjyra e ajrit të gjallë”, thuhet tutje.
Nga NASA u theksua poashtu se ‘Airglow’ zbulon disa nga veprimet e sipërme të atmosferës sonë dhe ndihmon shkencëtarët të kuptojnë se si moti i hapësirës ndërvepron me Toknë./Indeksonline/