Vetura godet këmbësoren në Gjylekarë, femra pëson lëndime të rënda trupore
Mëngjesin e djeshëm një këmbësore është goditur nga vetura në fshatin Gjylekarë të Vitisë.
Policia ka arrestuar vozitësin i cili po voziste pa patentë shofer ku nga pakujdesia ka goditur këmbësoren.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/