Bien temperaturat, ky është moti për ditët në vijim
Në fillim të javës mot kryesisht me diell, nga mesi i javës mot më i ftohtë.
Të mërkurën një front i ftohtë pritet të kaloj mbi vendin tonë duke sjell vranësira, e vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
Nga dita e enjte dhe e premte priten rënie të temperaturave rreth vlerave mesatare, e në fundjavë edhe më ftohtë.
Edhe ditëve të para të javës, për shkak që nuk parashihet qarkullim i mjaftueshëm ajror, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të mbesin rreth vlerave të pashëndetshme, e pas ditës së mërkurë që parashihet të fryjnë edhe erëra mesatare pritet përmirësim i kualitetit të ajrit.
12.11-13.11 – Në mëngjes ftohtë, vende-vende me ngrica, e në ultësira mundësi për mjegull. Gjatë ditës mot i mirë, kryesisht me diell.
14.11 – Mot me vranësira dhe intervale me diell.
15.11 – Mot pjesërisht i vranët.
16.11 – Mot më i ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes me ngrica.