75 Mall Live Search
08:15 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Revulucioni” i biletave, sot priten të dalin në shitje në sistemin online

Kosova i rikthehet Ligës së Kombeve. Futbollistët tanë do të zhvillojnë dy ndeshje këto ditë.

Fillimisht, ata sot do të udhëtojnë drejt Maltës, ku do përballen me Kombëtaren në fjalë të shtunën.

E më pas ndeshja tjetër, do të zhvillohet të martën, ndaj Azerbajxhanit, transmeton IndeksOnline.

Ndeshaj ndaj Azerbajxhanit do të zhvillohet në kryeqytet, në stadiumin e Prishtinës, ”Fadil Vokrri”.

Ndërsa, sot do të dalin biletat në shitje (biletat online), ku në këtë mënyrë do të shiten 1000 bileta.

Vlen të përmendet se një person mund t’i blejë vetëm tri bileta./IndeksOnline/