Aksident mes tri veturave në Pejë, lëndohen pesë persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur në fshatin Leshan të Komunës së Pejës.
Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, dy meshkuj dhe tri femra, transmeton Indeksonline.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës dhe janë duke marrë tretman mjekësor./Indeksonline/