20:54 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zbutet Albin Kurti, krenohet me përfaqësuesen e Kosovës

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti sonte ka uruar përfaqësuesen e Kosovës në futboll për shënimin e fitores në Maltë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se të rinjtë dhuruan spektakël, transmeton Indeksonline.

“Spektakël sot në Maltë. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është dëshmi e potencialit që kanë të rinjtë në Kosovë kur hapen mundësitë. Këta të rinj i sfidojnë shanset kundër tyre.
Urime!”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se Kurti është shprehur disa herë kundër simboleve shtetërorë, madje edhe duke mos i respektuar ato në disa raste. /Indeksonline/